Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku është shënuar një krim i dyfishtë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë. Informacionet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas veten.
Krimi ka ndodhur brenda banesës në fshatin Mëkat të qytetit bregdetar.
Viktimat janë Genci Koreta 39 vjeç dhe Jorgji Koreta 64 vjeç. Nipi Genci Koreta ka qëlluar me çifte me xhaxhain e tij dhe më pas u vetëvra.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin