Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e së dielës.
Ai, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar suksese në mandatin e radhës, duke përmendur Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si një nga sukseset e radhës për Shqipërinë dhe popullin e saj, raporton Arbresh.info.
Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, dhe uroj që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”. Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë!????”, shkruan Krasniqi./Arbresh.info/
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut