Nga burgu Aldo Bare i njohur si kreu i bandës së Lushnjes kërkon rihapjen e procesit gjyqësor për sekuestron e Lagunës së Karavastasë e cila deri në vitin 2008 ka qenë në pronësi të tij.
Pasuria prej 14 mijë metra katror e cila ishte në pronësi të Bares dhe familjarëve të tij u sekuestrua në vitin 2005 nga shteti dhe me kërkesë të prokurorisë ajo kaloi pronë shtetërore 3 vite më pas.
Por këto dy vendime sipas Aldo Bares janë marrë në shkelje ligjore e për këtë arsye ai i është drejtuar Krimeve të Rënda duke kërkuar rivendosje në afat të procesit gjyqësorë në të cilin ai humbi pronësinë.
Kërkesa për vendosje në afat të dosjes së Lagunës është bërë më 30 korrik 2015 dhe ajo pritet të gjykohet më 18 shtator nga gjyqtari Fran Prendi.
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...