Kredia për ekonominë u rrit 19 miliardë lekë ose afro 150 milionë euro, në muajin mars të këtij viti në Shqipëri.
Treguesit e publikuar nga Banka e Shqipërisë, bëjnë të ditur se, totali i kredisë arriti vlerën 597.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore 9.2%.
Sipas BSH-së kredia për biznesin, u rrit me rreth 4% duke mbetur kështu shtylla kryesore e kreditimit të ekonomisë.
Ndërsa kredia për individët u rrit me 2%, gjatë muajit mars 2020.
Në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19, bankierët presin ngadalësim të kreditimit për periudhën në vijim, por sipas tyre, shfrytëzimi i skemës së garancisë sovrane së ofruar nga qeveria për bizneset dhe riskedulimi i kredive për biznesin dhe individët, do të japë një impuls trendi pozitiv të rritjes së kredisë./ATSh
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...