Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili e ka uruar për rezultatin zgjedhor të PDK-së në Zgjedhjet Lokale.
Krasniqi ka njoftuar se me ambasadorin Minxhozi kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të dy raundet.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë që sot të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili më uroi për rezultatin zgjedhor të PDK-së në Zgjedhjet Lokale.
Gjatë këtij takimi diskutuam lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të dy raundet.
Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...