Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka bërë të ditur se është duke e vëzhguar procesin e zgjedhjeve që është duke u zhvilluar sot në Shqipëri.
Në një njoftim të lëshuar për media, KQZ bën të ditur se anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së po qëndrojnë në qendra votimi në zona të ndryshme zgjedhore për të përcjellë nga afër organizimin e këtij procesi zgjedhor.
“Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në disa qendra votimi dhe numërimit të votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor”.
“Para ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e KQZ-së u njoftuan edhe për aspekte tjera të procesit zgjedhor, siç është organizimi për herë të parë i votimit jashtë vendit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4