Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka regjistruar Partinë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi tha se vendimi i marrë nga KAS-i për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale e detyron atë si kryekomisioner ta zbatojë vendimin e marrë, raporton Gazeta Tema.
“Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë veç faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej çdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi”, tha Celibashi.
Muja: Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elek...
Kurti tregonn ofertën që ia bëri Vuçiqit në Ohër
Ministri austriak: Rusia mbetet e rëndësishme për Evropën
Parlamenti suedez voton anëtarësimin në NATO mes kundërshtim...
Prokuroria jep detaje për kontrabandën me ar në Aeroportin e...
Ozil pensionohet nga futbolli