Pas ankimimit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi më 15 Qershor përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, duke e shpallur të pavlefshëm rezultatin e 14 Majit.
Këtë të Martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që zgjedhjet për kreun e bashkisë Rrogozhinë të mbahen më 23 Korrik. Ky vendim erdhi pas afro dy muajve nga dita zyrtare e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.
Kujtojmë se më 14 Maj, fitues u shpall kandidati socialist Edison Memolla, por kjo fitore u kundërshtua nga pala opozitare për shkak të votave të burgut.
Rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë u kontestua në disa shkallë nga ana e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” si në KQZ dhe në KAS. Madje Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi kërkesën për rinumërimin e votave duke bërë diferenca e 30 votave e kandidatit socialist ndaj atij të opozitës të ngushtohet në 21 vota./tvklan.al
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...