Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka thënë se askush nuk e di deri tani se kush i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pas përfundimit të votimit, këtë të diel.
Ai në një konferencë për media ka thënë se brenda 48 orëve do të dihet kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve.
“Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet, çdo deklarim i bërë pa nisur procesi nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme. Shpresoj që gjithë lidershipi politik të ketë koshiencën për të kuptuar se duhet krijuar kushti i punës që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve dhe më pas të vijojmë me kandidatët”.
“Gjithë procesi do të jetë i vëzhguar, monitoruar. Dhe të gjithë regjistrimet do t’ju jepen subjekteve pasi të dalë rezultati. Duhet pak durim! Brenda 48 orëve do ta dimë fituesin”, ka thënë Celibashi.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...