Uliks Gjonaj, nga Kosova, jeton në Zvicër dhe ka trajnuar policitë e shumë vendeve të botës. Ai ka marrë pjesë edhe në instruktazhe me forcat speciale amerikane SWAT.
Shpesh herë ai vjen në Shqipëri për të trajnuar edhe repartet speciale të Policisë së Shtetit.
“Close combat, ose luftim në distancë të afërt, është një domosdoshmëri sepse bart njëfarë sigurimi tek polici dhe shpëton jetën e tij, të kolegut dhe të personave të tjerë pranë”, thotë Gjonaj.
Por çfarë mendimi ka instruktori Gjonaj për policinë shqiptare?
“Policia shqiptare është shumë e përgatitur, por jo vetëm ajo por gjithë policitë në mbarë botën kanë nevojë për trajnime të ndryshme për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe shkallën e sigurisë. Unë tani jam instruktor i instruktorëve, trajnoj dhe certifikoj instruktorët e policive dhe shoh se programet e reja janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për çdo polici, edhe për atë shqiptare”, nënvizon Gjonaj.
Përveç Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, instruktori Gjonaj ka zhvilluar trajnime edhe me repartin RENEA dhe njësinë Shqiponja.
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...