Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve.
Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne, thuhet në një reagim publik të ambasadorit shqiptar.
“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport — as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ambasadorit shqiptar në RMV.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan