Dy persona janë proceduar penalisht nga policia kufitare e Korçës, pasi ka futur mallra kontrabandë.
Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve A.M., 24 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin P.T, 27 vjeç, nga fshati Gollomboç i Korçës.
Këta shtetas, rreth orës 23:20 të një nate më parë janë pikasur nga policia kufitare e postës së Pustecit duke udhëtuar në rrugën nacionale Gorricë-Korçë.
Pavarësisht shenjës për të ndaluar, ata nuk i janë bindur thirrjes së policisë, çka i detyroi forcat e rendit t’i vihen në ndjekje mjetit.
Makina me targa të huaja u gjet e braktisur në fshatin Diellas, Pustec, e cila u bllokua më pas.
Brenda automjetit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...