Prej orës 4 të mëngjesit të sotëm reshje bore kanë mbuluar qarkun e Korçës.
Reshjet me intensitet më të lartë dhe të shoqëruara me erë të fortë janë në zonat malore si Qafa e Qarrit që lidh Korçën me Ersekën, fshati turistik i Dardhës dhe ai i Voskopojës .
Në Dardhë trashësia e borës varion nga 10- 15 cm, ndërsa në Qafën e Qarrit dhe Voskopojë nga 2-10 cm.
Qarkullimi i mjeteve është pa probleme në të gjitha akset, lëvizja bëhet pa zinxhirë, por përjashtim bën vetëm km 5 deri në km 13, në fshatin Dardhë ku për mjetet e vogla rekomandohet përdorimi i zinxhirëve .
Firmat kontraktore janë duke punuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...