Dy persona janë vënë në pranga të Policisë, për veprën penale të kontrabandës. Policia thotë se të arrestuarit janë nga Tirana, ndërsa dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Kontrollet u bënë në farmaci dhe në një depo, në pronësi të dy të arrestuarve, përkatësisht 46 dhe 35 vjeç. Sipas policisë, mallrat e gjetura pa pullë fiskale janë ilaçe dhe pajise dentare, vlera e të cilave shkon në 17 mijë euro.
Grupi hetimor po verifikon të gjitha të dhënat për të zbuluar aktivitetin e të arrestuarve, të cilët kryenin evazion fiskal duke tregtuar mallra pa pullë fiskale përkatëse./euronews.al
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve