Vritet me armë zjarri, i forti i Shkodrës, Bardhok Plani.
“BalkanWeb” raporton se Plani ka mbetur i vdekur në unazën e qytetit.
Polica ndodhet në vendngjarje, ndërsa afër vendit ku ka ndodhur krimi është konstatuar një automjet duke u djegur.
“BalkanWeb”, bëjnë me dije se autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar.
Ndërkohë në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.
Brenda makinës, është gjetur një armë tip kallashnikov, por është ende e paqartë nëse është ajo arma me të cilën është kryer krimi.
Po ashtu, raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe dalët e qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...