Një konflikt mes 7 personash ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal nate në zonën e ish Bllokut, në kryeqytet. Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.
Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.
Të rinjtë janë zënë me sende të forta, si gota e shufër metalike. Në spital u dërguan 3 persona që morën plagë të lehta gjatë sherrit.
Për shkak se i përfshirë është edhe një punonjës policie, pjesë në hetime për të zbardhur të plotë motivin e ngjarjes është edhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore./abcnews.al/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...