Presidenti francez, Emmanuel Macron i është përgjigjur pozitivisht letrës së kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama për të zhvilluar një takim kokë më kokë.
Takimi mes Ramës dhe Macronit do të jetë mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në tryezën e bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve të BE në muajin qershor për hapjen e negociatave, raporton ATSH.
Takimi mes tyre do të bëhet në pallatin “Elysee” dhe do të zgjasë rreth 1 orë.
Takimet që po zhvillohen nga kreu i qeverisë Rama, janë një shenjë pozitive për mbështetjen që vendi ynë po merr për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Pritja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron vjen pas takimit që Rama zhvilloi 2 javë më parë me kancelaren Angela Merkel, e cila mbështeti integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...