Zëvendës kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku njëkohësisht edhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se dy termocentralet lundrues të prodhimit të energjisë që janë vendosur në Vlorë do të ndihmojnë vendin në përballimin e krizës energjetike.
Në një postim në Facebook. Balluku ka publikuar foto nga vizita e djeshme e bërë në të dy termocentralet e shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
“Dy njësi gjeneruese që do të mbulojnë 15 për qind të konsumit vendas dhe që janë brenda të gjitha kritereve. Falënderoj ambasadoren Kim për të gjithë mbështetjen dhe angazhimin e saj, si dhe Excelerate Energy, që këto dy anije, kaq shumë të kërkuara sot në botë, të vinin në vendin tonë”, ka thënë Balluku.
Dy njësitë e prodhimit të energjisë të vendosura në Vlorë nga kompania amerikane Excelerate Energy pritet të fillojnë prodhimin e energjisë në Janar të vitit që vjen.
Prodhimi i të dy termocentraleve lundruese që do të punojnë me naftë llogaritet në 114 megavat./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...