Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill. Në Tiranë, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Vizita vjen përpara se vendet e BE-së të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.
Vizita e Varhelyi në Tiranë vjen pas një turi takimesh që zyrtari i lartë i BE-së do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian.
Në deklaratat e tij të mëparshme, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...