Ashtu si edhe pritej të shumta kanë qenë komentet në faqen në FB të kryeministrit pas postimit të videotakimit të tij me familjarë të viktimave të 21 janarit.
Më poshtë mund të lexoni disa përgjigje që Rama u ka dhënë qytetarëve që i kanë shkruar në “Facebook”.
DEBATI:
Komentuesi: Aty ku ka vepra te kryera nuk ka vend per fjal, aty ku ka fjal sigurisht qe veprat kane ngele ne syrtar.
Rama: Se paskemi edhe nje emer ne te dy, po nuk e di a e ke lexuar edhe ti sic e kam lexuar une Biblen qe fillon me fjaline: E para ishte Fjala. Pastaj vazhdon: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte Fjala…
Komentuesi: Jo nuk e kam lexuar. Sepse jam mysliman.
Rama: gabim! Une s’jam musliman po kam lexuar edhe Kuranin, ndersa ti me siguri as Kuranin nuk e ke lexuar sepse po ta kishe lexuar do e kuptoje kollaj edhe Biblen
Komentuesi: Te ironizosh e ke me te thjesht se sa te pergjigjesh me nje pergjigje qe te ka hije si KRYEMINSTER.
Komentuesi: Beni shume fjale por vepra shume pak.jo vetem ju per te gjithe qe vini
Rama: Mvaret se si i numeron ti veprat sepse sa per mua, patjeter duhet edhe shume me teper, po kemi bere reforma e pune qe s’jane bere ne 25 vjet, vetem se duhen sy per te pare, veshe per te degjuar dhe vemendje per te kuptuar!
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...