Duke folur në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri edi Rama iu përgjigj komentuesve që i thonin se TikTok vazhdon të përdoret, pasi përdorimi i VPN-së mund të zhbllokojë aplikacionin.
Një komentues tha: “Po përdorim VPN për TikTok-un.” Ndërsa Rama u shpreh se përdorimi i TikTok me VPN është një “turp i madh”.
Ai theksoi se përdorimi i këtij aplikacioni është shumë i rrezikshëm, pasi mund të mundësojë marrjen e të dhënave personale në kohë reale.
Sipas tij, kjo është njësoj si të ndash me të tjerët fjalëkalimet dhe informacionin personal.
“Përdorimi i TikTok me VPN është një turp i madh. Duhet shumë kujdes, pasi është i hapur për marrjen e të dhënave në kohë reale. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët fjalëkalimin apo të dhënat e tua. Por, çështja këtu nuk është çështja e Hitlerit, por është çështja e TikTok-ut dhe mënyra si shërbehet në Shqipëri, që është shumë i rrezikshëm.”, tha Rama.
;
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim