Kokëdhima: Rama rrënoi PS-në, e bëri si bunker

23:22 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Deputeti Koço Kokëdhima, u shpreh se Edi Rama e ka mbyllur partinë dhe e ka bërë atë si bunker.

“Rama e ka rrënuar Partinë Socialiste, e ka bërë si partia e Saliut, e ka bërë bunker, pa statur dhe pa institucione”, u shpreh Kokëdhima gjatë intervistës në TV “Apollon”.

Kokëdhima tha se pa çliruar zgjedhjet nga manipulimet nuk do të shpëtojë Shqipëria.

“Zgjedhjet janë të rrezikuara, si nga PS, si nga PD”, u shpreh politikani socialist.

Shpërndaje në rrjete sociale