Themeluesi i Lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, thotë se zgjedhja e Ilir Metës President ishte parashikuar katër vite më parë në marrëveshjen PS-LSI.
Megjithatë Kokëdhima e ka uruar Metën për zgjedhjen në krye të Presidencës.
Ai shpreson që që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme.
“Urim për Presidentin Meta! Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit. Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar. Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme? Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme”.
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...