Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafikimin e 90 kilogramëve kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona, shqiptarë dhe shtetas të huaj (nga Venezuela dhe Kolumbia), të cilët kishin ngritur një laborator për përpunimin e drogës në Manzë të Durrësit.
Sipas SPAK, grupi kriminal importoi dy ngarkesa me “lëkurë gjedhësh” nga Republika Dominikane, brenda të cilave ishte fshehur kokaina. Ngarkesat mbërritën në Portin e Durrësit në korrik dhe nëntor 2024, për t’u magazinuar më pas në zonën e Mulletit në Tiranë. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 3.6 milionë euro.
“Sipas akteve të administruara për procedimin penal 141/1 i vitit 2023, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përgatitur kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave me “lëkurë gjedhësh”, në brendësi të cilave u gjetën të fshehur 90 kg kokainë me vlerë tregu 3.6 milionë euro. Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajin korrik dhe nëntor të vitit 2024 si edhe janë magazinuar në disa ambiente në zonën e Mulletit, Tiranë.”, njofton SPAK.
Laboratori në Manzë
Përveç trafikut, një pjesë e grupit akuzohet edhe për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Bazuar në hetime, në datat 7-8 shkurt 2024, në banesën dhe lokalin e të pandehurit Baki Huqi (Bar “Tahiti”) në Manzë, është kryer procesi i përpunimit të lëndës narkotike.
Të pandehurit dhe rolet
SPAK ka ndarë akuzat sipas roleve në grup.
Organizatorë/Drejtues: Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Geis Sejfullai.
Pjesëmarrës: Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano, Endi Sejdini dhe Baki Huqi.
Akuzat përfshijnë trafik ndërkombëtar narkotikësh, grup i strukturuar kriminal, dhe prodhim e shitje narkotikësh. Geis Sejfullai akuzohet gjithashtu për mbajtje të armëve të ftohta.
Ky hetim është një degëzim i dosjes së famshme të vitit 2022, ku 11 persona të tjerë u dënuan për trafikimin e 485.5 kg kokainë të fshehur në “pleh organik artificial” nga Kolumbia.
Akuzat
Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, dhe Geis Sejfullai, të akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Artjon Çaushllari (alias Gjika), i akuzuar për veprat penale:
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës që përdorej nga i pandehuri, Baki Huqi, si dhe në lokalin, Bar “Tahiti”, në pronësi të të pandehurit, Baki Huqi, me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvarez dhe Baki Huqi, të akuzuar për veprat penale:
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës së përdorur nga i hetuari Baki Huqi, si dhe të lokalit Bar “Tahiti”, në pronësi të të hetuarit Baki Huqi, me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Geis Sejfullai, i akuzuar për veprën penale:
“Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 paragrafi 2, i Kodit Penal.
/rtsh.al/
Gërvalla: Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzi...
Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe b...
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...