Presidenti Ilir Meta, komenton ndryshimet e miratuara në parlament për Kodin e ri Zgjedhor.
Ai thotë se qëndrimi i tij është për një bashkëjetesë qytetare, tolerancë europiane dhe sipas gjithë traditave që kemi, por sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i vendit por edhe i Bashkimit Europian.
“Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë europiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë. Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta, në një prononcim nga Elbasani,
Ai tha se rëndësi të madhe ka përçimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi dhe siguri vendit.
“Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Europa pikërisht duke arritur standardet europiane”, tha Presidenti./noa.al
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...