Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës. Ministrja Kodheli u prit në një takim nga homologu i saj, ministri spanjoll i Mbrojtjes, Pedro Morenes Eulate. Temat kryesore të diskutimit mes dy homologëve ishin bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, zhvillimet në rajon, si dhe zhvillimet në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindor e jugorë të Aleancës.
Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, shprehu vlerësimin e saj për marrëdhëniet mes dy vendeve tona duke nënvizuar gatishmërinë për t’i rritur e forcuar akoma më tej ato, si në fushën e mbrojtjes, ekonomike, kulturore, por dhe në trajnimin dhe edukimin e ushtarakeve tanë. Znj. Kodheli shprehu bindjen se diskutimi rreth ideve dhe shkëmbimi e mendimeve sa i takon çështjeve të mbrojtjes i shërben konsolidimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Aleancës.
Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, e njohu homologun e saj spanjoll me vendimin që Shqipëria ka marrë, duke deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s, veçanërisht për vitin e ardhshëm me Spanjën. Duke u ndalur tek situata në rajon, ministrja Kodheli nënvizoi se “Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik”. Të dy personalitetet shprehën domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e trajnimit dhe edukimit. /albeu.com/
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...