Për kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, do të ishte më e drejtë nëse Ditmir Bushati do të ishte shkarkuar si ministër i Jashtëm në vitin 2017-të, kur kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet e para thelbësore në kabinet.
Sipas Kodhelit, shkarkimi i Bushatit në këtë moment sfidash në Europë, nuk ishte zgjedhja më e mirë që bëri kryeministri Rama.
”E kam parë më të drejtë lëvizjen e Bushatit pas katër vitesh me lëvizjen e ministrave të tjerë (në 2017) sesa në këtë kohë por ky është tagri i kryeministrit”, u shpreh Kodheli në emisionin ”Real Story”.
Ish-ministrja e Mbrojtjes tha se mbetet për t’u parë se si do të funksionojë Ministria e Jashtme me delegimin e Gent Cakajt.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...