Koço Kokëdhima: Vendimi i Asamblesë, tërësisht jostatutor

20:06 | 27 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Politikani Koço Kokëdhima ka thënë se  projekti i tij synonte ta bënte më të mirë Partinë Socialiste.

“Unë e kam nisur projektin tim për ta reformuar, për ta bërë më të mirë Partinë Socialiste. E kam nisur këtë punë me shumë vendosmëri”, tha Kokëdhima për Tema Tv.

Sipas themeluesit dhe drejtuesit të Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, ajo që ka bërë Rama me Asamblenë e fundit është padyshim një zhvillim shumë i keq.

“Pas dorëheqjes sime, në mënyrë krejt jostatutore, (Rama) ka thirrur një tufë njerëzish dhe ka thënë: ngrini dorën kush është dakord që të heqim Kokëdhimën nga Asambleja. Këto janë veprime që s’mund t’i bëjë një parti politike, s’mund t’i bëjë një institucion”, u shpreh Kokëdhima.

Shpërndaje në rrjete sociale