Pas ftesës publike të Presidentit Bujar Nishani për një tryezë bisedimi dhe dialogimi me qëllim zgjidhjen e krizës, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Në një njoftim zyrtar Partia Demokratike shprehet e gatshme për dialog me Ramën, nën orkestrimin e Nishanit.
Njoftimi
Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirëpresin ftesën institucionale te Presidentit Nishani për dialog ne funksion te zgjidhjes se krizës se rende politike qe ka mbërthyer Shqipërinë.
Ndonëse shkaktari i kësaj krize Edi Rama me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut te vërtete dhe jo fasade për tu bashkuar ne luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjësimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit përmes zgjidhjes se ofruar.
Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmërie e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës se Presidentit Nishani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...