Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
KLP do miratojë rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.
Mësohet se për postin e kryeprokurorit kanë shprehur interes për të garuar disa prokurorë, madje dhe kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku.
Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.
Gjithashtu një nga pikat e tjera të rendit të ditës nga KLP është edhe miratimi edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion./bw
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...