Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në postin e saj. Ajo u prit në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për të pasuar më pas pritjen protokollare nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ajo që ra në sy ishte fakti se Merkel dhe Rama qëndruan të ulur në karrige në momentin e himnit. Për arsye shëndetësore ajo kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.
Për të qenë në sinkron me lëvizjet e kancelares, edhe Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë.
Më pas të dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta kokë më kokë. Ndërkohë tashmë po zhvillohet takimi mes dy ekipeve.
Pas kësaj, Merkel do të takohet në Rinas, në Tirana Buisnes Center me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se në momentet e fundit është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministres së Serbisë Ana Brnabić e cila është nisur drejt Tiranës për të qenë prezente në takim, raporton lapsi.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...