Një klasë shkolle e improvizuar për qendër shëndetësore dhe një krevat për të kryer injeksionet, është gjithçka që ofrohet në atë që quhet Qendra Shëndetësore e fshatit Dushk të Belshit.
Por përveç kushteve fizike dhe mungesës totale të aparaturave, në këtë zonë nuk vjen as mjeku, shërbimi ofrohet nga infermieria dhe në rastet e domosdoshme, banorët e kësaj zone kërkojnë mjek në Belsh.
Fshati Dushk ka rreth një mijë banorë, të cilët shumë herë kanë kërkuar një qendër shëndetësore ku të marrin shërbim normal, por plotësimi i kërkesave të tyre ka konsistuar vetëm në ndërrimin e klasave, që shndërrohen në qendra shëndetësore.
Dhe jo vetëm godina, por nuk janë shtuar as shërbimet mjekësore, që duhet të ofrojë një qendër shëndetësore, përtej ambienteve./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...