Një fermë e tërë me kanabis brenda një shtëpie e cila përmbante më shumë se 200 bimë të tilla është zbuluar pranë dyqaneve më të shtrenjta Plymouth, në Angli.
Me mbërritjen e policisë në vendngjarje poseduesi i tyre u hodh nga dritarja në katin përdhes të ndërtesës duke u përpjekur të arratisej. Mediat angleze kanë zbuluar se ai ishte një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është kapur më vonë nga policia.

Gjatë marrjes në pyetje i riu ka pranuar se kishte mbjellë drogën në tre dhomat e shtëpisë. Sipas policisë rreth 200 bimë kanabis ishin rritur brenda dhomave duke arritur një gjatësi prej 1.50 m. I riu kishte lënë një dhomë mënjanë që shërbente për tharjen e kanabisit. Ai u zbulua pasi shtëpia ku qëndronte ishte gjithmonë e dyshimtë për shkak se i mbante perdet e mbyllura dhe kishte një numër të madh qesesh që shërbenin për plehrat. Policia po heton për personat e tjerë të përfshirë në këtë vepër, ndërsa 21-vjeçari po mbahet nga autoritetet e emigracionit.

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses