Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës po ndiqet me shqetësim të madh edhe nga komuniteti fetar në Shqipëri.
Kështu, Arqipeshkvia metropolitane Shkodër Pult, ka publikuar një mesazh të Angelo Masaffra ku thuhet se në dioqezën në fjalë ka patur lutje për paqe dhe drejtësi për vendin tonë.
Gjithashtu Kisha njofton se mesha e së dielës do të jetë një meshë lutjeje për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, me dëshirën që palët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit duke i shërbyer kështu interesave kombëtare dhe për të frenuar njëherë e mirë vuajtjet e reja për popullin shqiptar./bw/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?