Gazeta “Panorama” sjell sot të zbardhur pagesat që janë bërë në Thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe përfitimet financiare që ata marrin për shkak të statusit të deputetit.

Të ardhurat që marrin deputetët nga ligji për statusin e deputetit është komentuar negativisht nga vetë ligjvënësit, duke theksuar se ato janë të pakta duke u krahasuar me të ardhurat që marrin njerëzit në sistemin e drejtësisë.
Por statusi i deputetit parashikon disa lehtësira për disa deputetë, të cilët nuk kanë banesë në Tiranë. Përfitues kryesorë nga këto janë deputetët që kanë shtëpinë larg Tiranës, të cilët, mesa duket, i kanë marrë të gjitha benefitet që i jep ligji.
Konkretisht, Ilir Pendavinji, Edlira Bore, Ediola Braha, Niko Peleshi, Senida Mesi, Luan Harusha, Fadil Nasufi dhe Fate Velaj marrin rimbursim qiraje, i cili shkon në rreth 35 mijë lekë të vjetër bruto.
Një tjetër benefit që marrin deputetët janë edhe rimbursimet e karburantit, sipas të cilit ata marrin një shumë mujore.
Ndarja bëhet në bazë të qarkut, ku deputetët në zonat më të largëta marrin deri në 40 mijë lekë në muaj karburant.




Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...