Dejana Kallogjerovic, anëtarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe një nga drejtueset më të larta të LRI-së, ka bërë një deklaratë të fortë në faqen e saj në Facebook kundër Ministrisë së Shëndetësisë, me rastin e situatës gripale në vend.
“Mjekësi që gjunjëzohet përpara një gripi sezonal”, shkruan ajo në Facebook. Por pas kësaj ka pasur shumë komente të cilat i kujtojnë këshilltares së LSI në Bashkinë e Tiranës, se edhe forca që ajo përfaqëson është në pushtet dhe duhet të mbajë përgjegjësi.
Sot u vendos që shkollat të qëndrojnë edhe një javë tjetër dhe një nga arsyet është edhe situata gripale, ndërsa opozita dhe shumë media e akuzojnë qeverinë se e gjitha ka të bëjë me gjendjen katastrofale të shkollave dhe kopshteve, në shumicën e të cilave mungon ngrohja.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran