Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës.
Në njoftimin e vendimeve të miratuara theksohet se shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Shkurt 2025:
V E N D I M PËR HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
2. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
3. Vendimi nr.612, datë 16.9.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./abcnews/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos