Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka shtyrë seancën për kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për lirimin nga qelia.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e re nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar ka gjykuar çështjen për revokimin e masës e cila vendosi mospranimin.
“E njëjta gjyqtare nuk mund të gjykojë të njëjtin person mbi dy kërkesa të ndryshme”, deklaroi Kujtim Cakrani, avokati i Metës . Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 09:00.
Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe ka bërë gjithashtu ankim edhe në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë kërkesën më 9 tetor të këtij viti. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
/rtsh.al/
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...