Shqipëria nuk do të ndalojë hyrjen e turistëve rusë, pavarësisht kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksky.
Presidenti ukrainas në një fjalim përmes video-lidhjes me parlamentin e Shqipërisë, të martën mes tjerash kërkoi ndalimin e turistëve rusë në Shqipëri.
“Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi te ju, ndoshta janë vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariupolit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, tha presidenti Zelensky para deputetëve të Shqipërisë.
Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën u shpreh se mbetet në fuqi vendimi i 20 prillit për hyrjen pa viza të turistëve rusë në Shqipëri.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...