Katër persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë marrë plagë të lehta si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Itali në tunelin e autostradës mes Urbinos dhe Fermignanos.
Një autoambulancë e Kryqit të Kuq dhe një autobus me fëmijë janë përplasur kokë më kokë. Në mesin e viktimave është dhe një mjek shqiptar, Sokol Hoxha 42 vjeç ndërsa personat e tjerë që humbën jetën ishin shoferi i ambulancës, një infermiere dhe një pacient i moshuar që po transportohej në spital.
Menjëherë pas përplasjes fatale, ambulanca mori flakë duke mos pasur asnjë mundësi për shpëtimin e personave që ndodheshin në të.
Sipas pamjeve paraprake nga skena e aksidentit, dyshohet se autoambulanca ka devijuar nga korisa e saj në një kthesë në tunel. Në mesin e 7 të plagosurve janë fëmijë të moshës nga 7 deri në 13 vjec.
Shoferi i autobusit është në shok total sipas asaj që shkruajnë mediat Italiane. Policia vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti ndërsa tuneli ku ndodhi aksidenti u mbyll për disa orë./abcnews.al
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri