Policia Kufitare pranë pikëkalimit të Kapshticës ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 31 pako me peshë 30 kg, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
Në prangat e policisë ka përfunduar edhe poseduesi i lëndës, Aldo Neli, 29 vjeç nga Zallherri i Tiranës. Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në dalje të territorit të Shqipërisë, në automjetin tip “Audi A6” me targa AA 960 PN, të drejtuar nga 29-vjeçari. Droga ishte fshehur në një pjesë të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit.
Pas marrjes në pyetje të shtetasit të arrestuar, policia mësoi se droga kishte për destinacion qytetin e Selanikut në Greqi. Ai tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën e “trafikimit të lëndëve narkotike”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...