Policia kufitare e Kapshticës ka parandaluar këtë të hënë një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Uniformat blu kanë sekuestruar 32 kg kanabis sativa, të ndarë në 31 pako, si dhe kanë arrestuar transportuesin e tyre, shtetasi Mustafa Molla, 56 vjeç, nga Tirana.
Sipas autoriteteve lokale, lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar mes sediljeve në automjetin “Peugeot”, me targë “AA 546 NS”, e drejtuar nga 56-vjeçari.
Nga veprimet hetimore të kryera edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Turqinë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...