Rreth 29 kg heroinë u kap nga policia greke.
Janë arrestuar dy shqiptarë dhe një vajzë greke.
Mediat greke nuk japin emra, por shkruajnë se shqiptarët janë të moshës 32 dhe 34 vjeç dhe grekja 29 – vjeçe.
Droga u gjet në një tavernë në Kalyvia Thorikou, e cila përdorej si bazë për aktivitetin kriminal, shkruan Opinion.al.
Heroina vinte nga Shqipëria dhe Turqia dhe dërgohej në këtë tavernë dhe më pas ripaketohej dhe përzihej me substanca të tjera, shkruajnë mediat greke.
Autoritetet gjetën gjithashtu substanca përzierëse, rreth 4600 euro, telefona celularë, karta identiteti dhe patenta./opinion.al

Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...