Një 25-vjeçar nga Laçi është arrestuar në Spanjë, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për akuzat e kultivimit të drogës, ndërsa ishte dhe me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pasi Policia Shqiptare ka shkëmbyer informacionet me homologët spanjollë, është bërë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin i 25-vjeçarit Algert Zeneli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal’,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Algert Zeneli, i lindur në Laç, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023 ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi në Shqipëri./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...