Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Shtetasi K. H., banues në fshatin Rrilë të Lezhës, u kap nga forcat policore në bashkëpunim me njësinë speciale “Shqiponja”.
Sipas njoftimit zyrtar, ai kërkohej nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.
Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet kosovare, ka nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...