Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 58”, duke arrestuar në Laç një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.
I arrestuari është Gjergj Gjoka, i njohur edhe me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, lindur në Lezhë. Ai u lokalizua dhe u vu në pranga nga forcat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe nëpërmjet INTERPOL-it, shkruan A2 CNN.
Sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana, ky shtetas akuzohet për: Kultivim të bimëve narkotike; Pjesëmarrje në organizatë kriminale;Vjedhje të energjisë elektrike.
Hetimet në Spanjë kanë treguar se ai ishte pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, me role të përcaktuara qartë, që merrej me marrjen me qira të ambienteve, përshtatjen e tyre dhe montimin e pajisjeve për kultivim droge. Në kuadër të një operacioni policor, autoritetet spanjolle zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi, një në Oropesa dhe një tjetër në Cabanes.
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...