Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e një shtetesi 25-vjeçar, pasi është kapur me armë e municione luftarake.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Te mbikalimi i Rinasit, policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç. Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak. /arbresh.info/
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...