Kapet me 200 kg drogë shqiptari “i papunë” në Itali

14:19 | 13 Tetor 2025
A Z

Policia italiane bën me dije se ka sekuestruar 200 kg lëndë narkotike të llojit kokainë gjatë një operacioni në Romë.

Lënda narkotike me vlerë 16 milionë euro, u gjet në banesën e një 23 vjeçari shqiptar së bashku me një pistoletë , municione dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.

Apartamenti i të riut rezultoi të ishte një “qendër logjistike” për ruajtjen dhe shpërndarjen e substancës.

Droga u zbulua pasi karabinierët e ndaluan të riun për një kontroll, të dyshimtë për sjelljen e tij. Ata gjetën një shumë të madhe parash në çantën e tij, e cila nuk mund të justifikohej, pasi, pas hetimit, 23-vjeçari rezultoi i papunë.

Sipas karabinierëve, droga kishte për qëllim të mbushte sheshet publike të Romës, dhe të ardhurat u përdorën për të financuar aktivitete të mëtejshme të paligjshme nga bandat kriminale.

Për të shmangur zbulimin gjatë transportimit dhe shitjes së kokainës, i riu, i cili u dërgua në burgun e Rebibbias, përdorte një makinë të pajisur me një fund të rremë, i cili mund të hapej me një kombinim butonash dhe përdorimin e çelësave, raporton A2CNN.