Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi prej 4500 kilogramë kokainë të fshehur në një anije mallrash, të quajtur ‘Blume’ dhe që mbante flamurin e Togos.
Gjatë operacionit u arrestuan 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, mes të cilëve dhe 2 shqiptarë.
Mediat spanjolle raportojnë se 13 personat e tjerë janë me kombësi pakistaneze.
Operacioni nisi si rezultat i një bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar, pas informacioneve të grumbulluara për përfshirjen e anijes në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të lëndëve narkotike.
Si pasojë e kësaj, Zëvendës Drejtoria e Mbikëqyrjes Doganore e Tatimore në Spanjë vendosi pajisjen aeronavale dhe dërgoi anijen e saj ‘Fulmar’ për të lokalizuar dhe kontrolluar anijen e mallrave gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, shkruan euronews.al.
Nga kqyrja, u vu re se se anije po transportonte 200 tonë kafe si mall të deklaruar, shumë më pak se kapaciteti i ngarkesës së saj, gjë që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve përgjegjës për operacionin.
Pas kontrollit të anijes u konstatua prania e sasisë së madhe të lëndës narkotike, duke bërë dhe arrestimin e 15 anëtarëve të ekuipzahit.
Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Santos, Brazil më 20 dhjetor, destinacioni i saj ishte Riga, Letoni dhe droga kapte një vlerë prej 180 mln euro.
Avokati i Aurona Pelajt: Është në shtëpi, s’ka mundësi që të...
Andi zgjohet me entuziazëm, ia përgatit Gresës mëngjesin
12 ditë i zhdukur, mbetet mister fati i 26-vjeçarit që dysho...
FIFA përgëzon FFK-në për punën në Statutin e ri
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për o...
Përfaqësuesi i UEFA-s: Statuti i ri i FFK-së është hartuar m...