Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate pritet të depozitojë nesër kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për përjashtime nga veprimtaria parlamentare të deputetëve të opozitës që u përfshin sot në tensionet në sallën e seancave plenare.
Në bazë të rregullores së Kuvendit afati për depozitimin e kërkesës është 24 deri në 48 orë nga konstatimi i veprimeve në varësi të ditëve të përjashtimit, që variojnë nga 10 deri në 60 ditë, raporton Euronews.al.
Sipas informacioneve të euronews.al, Grupi Parlamentar i PS-së do kërkojë përjashtimin e 24 deputetëve opozitarë: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...